Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Emigrantët e topit”/ Ja si janë shpërndarë futbollistët shqiptarë në Evropë

Pesë kampionatet kryesore në Europë janë synimi i të gjithë futbollistëve, të cilët do të arrinin majën e karrierës së tyre nëse do të angazhoheshin në nivelin më të lartë të sportit më të dashur në planet.

Sa u takon futbollistëve me pasaportë shqiptare, vetëm 13 prej tyre janë pjesë e 5 ligave kryesore, Premier League, Bundesliga, Serie A, La Liga dhe Ligue 1.

Në Premier League luajnë Armando Broja dhe Thomas Strakosha, në La Liga Keidi Bare dhe Ivan Balliu, në Serie A Kastriot Dermaku, Berat Gjjimshiti, Ardian Ismajli, Etrit Berisha, Marash Kumbulla, Nedim Bajrami, Kristian Asllani dhe Elseid Hysaj, në Bundesliga Simon Simoni, ndërsa në Ligue 1 aktualisht nuk është asnjë lojtar me pasaportë shqiptare.

Megjithatë, në nivelin profesionist në Angli luajnë 12 lojtarë me dokumente shqiptare, teksa krahas Brojës dhe Strakoshës janë dhe 3 lojtarë në Championship. Në Spanjë aktivizohen 5 lojtarë shqiptarë, me Myrto Uzunin dhe Armando Sadikun që janë në Segunda Division.

Në Itali janë plot 44 futbollistë me pasaportë shqiptare që luajnë në nivelin profesionist, mes të cilëve 8 janë në Serie A dhe 6 në Serie B. Në Gjermani, përveç Simon Simonit, që u bë pjesë e Eintracht Frankfurtit, në ligën e dytë gjermane luan Klaus Gjasula, ndërsa në total në Gjermani janë 18 lojtarë shqiptarë.

Në Francë janë 5 lojtarë shqiptar që luajnë, por asnjëri prej tyre nuk është në nivelin më të lartë, ndërsa në Ligue 2 aktivizohet prej pak ditësh Xhuljano Skuka.

Në total janë  88 lojtare që luajnë në 5 shtete që kanë ligat më të forta në Europë, duke llogaritur vetëm lojtarët me pasaportë shqiptare. Bie në sy fakti që Greqia është vendi me numrin më të lartë të futbollistëve me pasaportë shqiptare që aktivizohen në nivelin profesionist të futbollit helen. Plot 72 lojtarë luajnë në liga të ndryshme, ku prej tyre 5 në Superligën greke dhe 38 në nivelin e dytë të futbollit grek.

Në futbollin kosovar janë 24 lojtarë me pasaportë shqiptare, ndërsa në Zvicër luajnë 23 futbollistë. Bie në sy që ka lojtarë që aktivizohen dhe në Norvegji, Luksemburg, Kore, Gjeorgji apo në Australinë e largët, ndërsa një element tjetër është fakti që në kampionatin fqinj të Malit të Zi luan vetëm një futbollist me pasaportë shqiptare, ish-lojtari i Laçit Erjon Vucaj, i cili aktivizohet me Decic, që është një skuadër shqiptare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...