Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Emigrojnë ekipet shqiptare, një “kampionat” në Antalia

Kategoria Superiore emigron jashtë Shqipërisë. Ashtu siç është kthyer në traditë gjatë pauzës së Janarit, skuadrat do të nisin përgatitjet jashtë kufijve zyrtare.Shtatë skuadra elitare, të cilave u shtohet edhe Tirana, do ta kryejnë fazën përgatitore në Antalia. Nga pretendentët Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi dhe Partizani, të cilët do të kthehen ashtu si edhe një vit më parë, për të vazhduar me Luftëtarin, Kamzën dhe Teutën.Në tokën turke do të stacionohen tetë skuadra në total, duke llogaritur edhe bardheblutë e Ze Marias. Me fjalë të tjera, një kampionat shqiptar që do të qëndrojë në Antalia për afro dy javë.

Përveç kushteve të mira të qëndrimit dhe për stërvitjen, ky largim i jep mundësi skuadrave që të testohen me kundërshtarë të nivelit të lart, si Beshiktashi rival i Skënderbeut, Kasimpasha për Partizanin, por edhe Kaiserispor dhe Bursaspor e Fenerbahce për Kukësin.Larg Shqipërisë do ti zhvillojë përgatitjet edhe Vllaznia, që prej afërsisë gjeografike vazhdon të përzgjedhë Malin e Zi. Trajneri Ernest Gjoka dhe drejtuesit e klubit shkodran kanë përzgjedhur vendin dhe ekipi është gati të nisë përgatitjet dimërore për gjysmën e mbetur të edicionit.

Të vetmet skuadra të Kategorisë Superiore që nuk do të largohen janë Lushnja dhe Laçi. Nëse për skuadrën e Hysen Dedjes ka ndikuar situata e buxhetit, për kurbinasit qëndrimi në Shqipëri nuk pritet të ketë ndikim, me të besuarit e Mezanit që synojnë të mbeten surpriza e këtij sezoni.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...