Izair Emini-Kukësi, një telenovelë që shkon deri në FIFA. Pas largimit të sulmuësit nga skuadra kampione gjatë kësaj vere, Kukësi prentendon se lojtari duhet të rikthehet pasi ka ende një kontratë që e lidh me klubin. Aktualisht Emini pretendon se kontrata e tij me Kukësin është e përfunduar, por verilindorët në krahun tjetër këmbngulin se futbollisti ka ende një marrëveshje me ta, pasi kontrata sipas një klauzole rinovohej automatikisht dhe pse në muajin qershor futbollisti përpara ndeshjeve të Champions League jepej si i larguar i sigurtë nga kampionët e Shqipërisë.
Gjatë ditëve të fundit, 31-vjeçari nga Tetova është stërvitur me Shkëndijën ku synon të vazhdojë edhe karrierën por letrat e tij nuk kanë mbërritur ende dhe tashmë çështja është në zyrtat e FIFA-s. Vetë lojtari konfirmon se e ka çuar çështjen në institucionin më të lartë të futbollit botëror për të marrë një përgjigje përfundimtare. Ai thekson gjithashtu se ky është një moment delikat në karrierën e tij, por tashmë duhet të presë një përgjigje përfundimtare nga FIFA për të marrë më pas një vendim.
