Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Emini premton gola të tjerë: Nuk tolerojmë Rabotnickin

Pasi siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, duke eliminuar Vardarin, Shkëndija do të rikthehet të luajë të shtunën në kampionat, teksa do të përballet me Rabotnickin në transfertë. Kundërshtari mban vendin e 4-t të renditjes, por sulmuesi i kuqezinjve, Izair Emini mendon se skuadra duhet të luajë për fitore, që të mbyllë sa më shpejt llogaritë me titullin.

“Normalisht që pas fitoren me vardarin 4-0, atmosfera dhe gjendja psikologjike në ekip është mjaft e mirë. Edhe në kampionat jemi në një pozitë shumë të mirë dhe do të shkojmë të relaksuar ndaj Rabotnickit. Synimi ynë në këtë transfertë është arkëtimi I 3 pikëve, për të siguruar sa më shpejt titullin kampion”, shprehet Emini.

Rabotnicki luan për vendin e 3-të të renditjes, ndonëse ka 7 pikë më pak se Sileksi, por Emini siguron se nuk do të ketë aspak tolerim ndaj kundërshtarit.

“Për tolerim nuk bëhet fjalë, pasi ne jemi ekip profesionist, që respekton në maksimum garën. 14 pikë janë shumë, por janë edhe pak, pasi ne kemi synim të fitojmë çdo takim, për të siguruar sa më shpejt titullin kampion”, tha Sulmuesi.

Izair Emini la Kukësin ku luajti sezonin e kaluar dhe u rikthye te Shkëndija me gol, por më pas pati një ‘agjërim’ të gjatë. Gjithsesi numri 8 u rikthye të shënojë javën e kaluar, në ndeshjen ndaj Pobedës dhe shpreson të mos ndalet më.

“Startin e pata shumë të mirë, por më pas pata rënie në formën time, pasi kalova një periudhë të vështirë me punën e dokumentacionit, që ndikoi dhe si rrjedhojë humba edhe vendin si titullar. Gjithsesi, goli me Pobedën më çliroi dhe tani synoj të shënoj sa më shumë, por mbi të gjitha t’i shërbej ekipit për të fituar, pasi kjo është më e rëndësishme”, deklaroi Emini, për Shkëndija Channel.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...