Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Emisioni “Analizë Kuq e Zi”, publikohet formacioni më i mirë i kombëtares sipas statistikave

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i Shqipërisë, bazuar në atë që lojtarët e kombëtares prodhuan gjatë këtij sezoni futbollistik. Në bazë të statistikave, kuqezinjtë rreshtohen me formacionin 4-3-3 teksa pozicioni i portierit i takon Elhan Kastratit. Gardiani që aktivizohet me Cittadellën në Serie B, u shpall edhe si lojtari më i vlerësuar nga ana e tifozëve të klubit italian.

Në mbrojtje, ka vend për Elseid Hysajn që me Lazion e tij garantoi pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, po ashtu për Berat Gjimshitin e Atalantës, Ardian Ismajlin e Empolit si dhe Ivan Balliun e Rayo Vallecanos.

Lexo edhe: 

Në mesfushë, është treshja Amir Abrashi, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. I pari është titullar i Grasshopers në Zvicër, ndërsa i dyti është pjesë e Interit dhe pavarësisht mungesës së minutave është vlerësuar sa herë është aktivizuar, pa harruar që me zikaltërit ka mbërritur në finalen e Champions League. Sa i takon Ramadanit, edhe ai është titullar fiks me Aberdeen në Skoci, duke rezultuar një “busull” për skuadrën e tij.

Në sulm, i padiskutueshëm Myrto Uzuni kampion me Granadën në LaLiga 2. Beratasi shënoi 23 gola duke e udhëhequr skuadrën drejt rikthimit në elitën spanjolle. Nga ana tjetër, ka vend edhe për Taulant Seferin që ka shënuar deri më tani 13 gola në Ukrainë me Vorskla Poltavën, ndërsa në majën e ofensivës është Sokol Cikalleshi që ka vazhdimësinë e minutave në Arabinë Saudite, por edhe golat (10) me skuadrën e Al-Khaleej.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...