Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Emocionet e kafazit në SuperSport, Spencer sfidon “luaneshën” Nunes

Amanda Nunes, që është kampione në dy divizione të ndryshme, u peshua në Nevada bashkë me kundërshtaren e saj, Felicia Spencer, në prag të duelit që këto dy sportiste do të kenë në Las Vegas për mbrëmjen jubilare UFC 250. Sfida ndërmjet tyre përfaqëson edhe ndeshjen më të fortë të mbrëmjes, një duel i shumëpritur, ku sportistja e famshme braziliane përballet për mbrojtjen e titullit. Takimi do të mbahet të dielën në mëngjes me orën qendrore të Evropës, afërsisht në orën 06:00 të mëngjesit dhe natyrisht konsiderohet edhe si “main event”-i i mbrëmjes, që do të ketë edhe shumë ndeshje të tjera në sallën qendrore, në kompleksin e UFC në Las Vegas.

Kampionia e dy divizioneve, 32-vjeçarja nga Bahia, Amanda Nunes, që konsiderohet si një një nga superyjet e arteve të përziera marciale, është favorite absolute për të mbrojtur brezin në përballjen me kanadezen Felicia Spencer, sfidë e vlefshme për kategorinë që përmbledh peshën nga 61 deri në 66 kilogramë. Luftëtarja braziliane, që festoi 32-vjetorin e saj pikërisht javën e kaluar, është gjithashtu kampione në fuqi prej plot katër vjetësh edhe në peshën që shkon deri në 61.3 kg, kategori ku “luanesha” ka mbrojtur titullin madje ndaj emrave të mëdhenj si Ronda Rousey, Valentina Shevchenko apo dhe Holly Holm.

Nunes ka një bilanc me 19 fitore dhe 4 humbje dhe në kategorinë nga 61-66 kg sportistja e famshme braziliane është kampione në fuqi prej plot 525 ditësh. Për herë të fundit Amanda Nunes është ngjitur në kafaz dhjetorin e kaluar, në Las Vegas, ku mbrojti titullin me vendim unanim ndaj veteranes holandeze Germaine de Randamie, sukses që e zgjati ecurinë e saj pozitive në këtë sport në plot 10 fitore radhazi.

Nunes vërtet e fitoi atë takim, por gjithsesi sportistja braziliane nuk u shfaq aq dominuese sa në përballjet e mëparshme. Në krahun tjetër 29-vjecarja nga Quebec-u, Felicia Spencer ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e zhvilluara dhe përjashtim bën vetëm disfata e pësuar më 27 korrikun e vitit të kaluar në Edmonton, me sportisten legjendare braziliano–amerikane Cris Cyborg, që përfaqëson sportisten e vetme si te meshkujt ashtu edhe te femrat që ka fituar titullin kampion në Grand Slam, pra në katër versione të ndryshme të arteve të përziera marciale.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...