Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Emocionet e kapitenit, Tairi: Sakrifikuam të gjithë, sukses historik për Strugën

Pas Buduçnostit të Malit të Zi, Struga eliminoi edhe Hesperange, ekipin nga Luksemburgu. Dhe tashmë e sheh veten në “play-off” të Conference League. Raund ku do të ndeshet me Breidablik nga Islanda.

Kapiteni i kampionëve të Maqedonisë së Veriut, Flamur Tairi u shfaq përkrah trajneri Shpëtim Duro në prononcimin për shtypin, ku ndër të tjera tha:

Unë jam pjesë e Struga Trim Lum që nga fillimet e saja, dhe vit për vit kemi arritur suksese të njëpasnjëshme. Jam shumë i emocionuar për kualifikimin në ‘play-off’, është një arritje historike për ne.

Lexo edhe: 

Shpresojmë të vazhdojmë akoma me suksese të njëpasnjëshme dhe pse jo të kualifikohemi edhe në grupet e Conference League.

Për këtë arritje dua të falënderoj të gjithë futbollistët, pasi kanë treguar një shpirt gare ta paparë, kanë sakrifikuar që të gjithë.

Edhe ata që luajtën nga minuta e parë, edhe atë që u inkuadruan në lojë nga stoli, kanë treguar entuziazëm dhe një përgatitje të jashtëzakonshme. I falënderoj të gjithë”, përfundoi Tairi.

“Çudirat e Strugës vazhdojnë”, Duro: Arritje historike! Gjykimi dobët, i kuqi…

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...