Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Emocionet e ndeshjes me Kukësin dhe Kombëtarja, rrëfehet Ansi Agolli

Kukësi përballë Karabakut në turin e dytë kualifikues të Championsit, por edhe një derbi me Ansi Agollin, që te kampionët e Azerbajxhanit ka hyrë në vitin e nëntë të aventurës. Mbrojtësi veteran zbulon emocionet e sfidës ndaj veri-lindorëve, për atë që do të jetë përballja e parë me një ekip shqiptar në kupat e Europës.

“Kam 9 vite që luaj me Karabakun në turet e kompeticioneve europiane, por kjo është hera e parë që do të luaj përballë një skuadre shqiptare. Është diçka mjaft e veçantë dhe emocionuese për mua, por edhe për familjen time, që përjeton bashkë me mua këto emocione”, deklaroi Agolli.

Ndeshja e parë do të luhet më 25 korrik në “Loro Boriçi”. 35-vjeçari beson se tifozët kuksianë do ta presin mirë, jo vetëm Agollin, por edhe ekipin e Karabakut, pavarësisht se në fushë do të jetë një luftë për kualifikimin.

“Besoj dhe shpresoj se tifozët e Kukësit, siç presin çdo skuadër, do më presin edhe mua dhe skuadrën time mirë, pavarëisht se në fushë të dy ekipet do të kërkojnë të bëjnë më të mirën për kualifikimin”, tha Agolli.

Pavarësisht moshës së madhe, prej formës që ka shfaqur, por edhe prej problemeve që trajneri Panuçi ka për ta zëvendësuar denjësisht në krahun e majtë, Kombëtarja mbetet një temë e pashmangshme për ish-kapitenin. Ndryshe nga momentet e para pas lënies jashtë nga ekipi, tashmë Agolli lë të hapur mundësinë e rikthimit, nëse do të jetë e nevojshme.

“Të them të drejtën, është diskutuar mjaft kjo puna e kombëtares për mua dhe nuk kam asnjë koment të tepërt. Por mund të them se për respekt të asaj që kam dhënë për Shqipërinë, sa herë që do të më jepet rasti, do jem gati dhe do mundohem të jap më të mirën time për Kombëtaren”, mbylli deklaratën mbrojtësi kryeqytetas.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...