Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Empoli nis festën, siguron rikthimin në Serinë A

Parma humbi një mundësi të mirë për të përfituar nga humbja e Palermos dhe për t’u shkëputur në vendin e dytë, pozicion që të ngjit direkt në Serinë A. Emilianët u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Pro Vercelli, skuadër e vendit të fundit të renditjes, por që është ende në garë për të qëndruar në B.

Edhe Empoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Novarës në shtëpi, por që i mjaftoi për të siguruar matematikisht rikthimin në ligën e më të fortëve, vetëm një sezon pasi u largua. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ishte titullar në takimin e sotëm, që përfundoi me festë, ndërsa gjatë gjithë sezonit ka qenë një nga pikat më të forta për skuadrën e Empolit.

Edhe Frosinone shpërdoroi një mundësi për të qenë më pranë rikthimit në Serinë A dhe për të shmangur ndeshjet e Play Off-it, teksa u mposht minimalisht 1-0 nga Cesena. Nga ana tjetër, Cittadella mposhti 3-1 Foggian, duke siguruar zonën Play Off dhe duke i prerë shpresat pikërisht kundërshtarit të sotëm, që tani do ta ketë thuajse të pamundur të bëhet pjesë e 8-shes së parë të renditjes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...