Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Valencia kërkon Bajramin, Empoli pret ofertën e duhur

EMPOLI, ITALY - JANUARY 23: Nedim Bajrami of Empoli FC reacts during the Serie A match between Empoli FC and AS Roma at Stadio Carlo Castellani on January 23, 2022 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Nedim Bajrami nuk është duke zhvilluar sezonin më të mirë të mundshëm me Empolin në këtë sezon duke mos pasur vazhdimësinë e duhur. Megjithatë, kur zbret në fushë, fantazisti kuqezi di si t’i krijojë probleme në difensivë kundërshtarë. Së fundmi këtë e provoi Interi që humbi ndeshjen e fundit të kampionatit me një gol që u krijua nga 23-vjeçari.

Fantazisti është përfolur gjithnjë si një nga lojtarët që mund t’i largohen Empolit në janar. Kërkesat janë të shumta nga Italia dhe jo vetëm, pasi së fundmi në skenë ka dalë edhe Valencia në La Liga-n spanjolle. Skuadra që drejtohet nga Gattuso pretendon të shtojë krijimtarinë në fushë dhe Bajrami duket i duhuri për merkaton e janarit. Gjithsesi, Empoli nuk ka ndërmend të hapë rrugë teksa mundësia e vetme që mesfushori shqiptar të largohet nga Italia është vetëm nëse mbërrin një ofertë që kënaq interesat financiarë të italianëve.

Bajrami ka një kontratë deri në vitin 2024 me Empolin dhe e ardhmja e tij varet tërësisht nga klubi. Megjithatë toskanët nuk heqin dorë lehtësisht nga “xhevahiri” i organikës. Kujtojmë se Bajrami iu bashkua Empolit nga Grasshoppers në vitin 2020 ndërsa me kalimin e kohës është shndërruar në një lider për skuadrën italiane.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...