Emre Can pritet të largohet nga Juventusi që në muajin janar, pasi nuk e kapërdiu dot lënien jashtë listës së Championsit dhe për më tepër, po gjen gjithmonë e më pak hapësira në fushë, në formacionin e Sarrit.
Mesfushori turko-gjerman ndiqet nga disa klube të Premier Leagues, me Arsenalin, Tottenhamin e Manchester United në krye, që janë të gatshme të përfitojnë nga situata e krijuar, për të marrë futbollistin pa shpenzuar shumë para.
Por së fundi në garë është futur edhe Paris Saint Germain, që është gati t’i ofrojë 20 milionë euro Juventusit për kartonin e tij, shifër kjo që do të kënaqte bardhezinjtë, pasi Emre Can u transferua në Torino me parametra zero.