Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Emri i Klopp në listën e Bayern Munich, flet agjenti i trajnerit gjerman

Jurgen Klopp lajmëroi para disa kohësh se në përfundimin e këtij sezoni do të mbyllë aventurën nëntëvjeçare me Liverpoolin. Tekniku gjerman theksoi se ndjehej i lodhur dhe se i duhej të paktën një vit pushim nga profesioni i tij.

Megjithatë, së fundmi emri i Klopp është lidhur me një bashkëpunim me Bayern Munich. Bavarezët njoftuan se do të ndahen nga Tuchel në fundin e këtij sezoni ndërsa Klopp duket një alternativë me shumë vlera për rekordmenët gjermanë.

Lexo edhe:

Mirëpo, është vetë agjenti i Klopp, Mark Kosicke, i cili theksoi edhe njëherë se i përfaqësuari i tij do të qëndrojë pushim pas eksperiencës me Liverpool.

“Klopp nuk do të drejtojë asnjë klub apo kombëtare për një vit. Ai do të mbyllë eksperiencën te Liverpool dhe do të qëndroj pushim. Klopp e theksoi vetë këtë dhe nuk ka ndryshuar mendim”, u shpreh Kosicke.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...