Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Emri i përjetësohet në stadium, qyteti i nënës përlot yllin e Marokut

Tifozët e Marokut përjetuan emocione të forta në Botërorin e Katarit. Kombëtarja afrikane zhvilloi ndeshje të mëdha, i surprizoi të gjithë dhe mbërriti deri në fazën gjysmëfinale.

Ecuria fantastike krijoi entuziazëm të madh në Marok, ndërkohë që një nga protagonistët kryesorë të “Luanëve të Atlasit” ishte Achraf Hakimi, anësori i djathtë i PSG-së.

24-vjeçari, i cili ka lindur në Madrid, është përballur me një surprizë të bukur në Ksar el-Kebir, qytetin nga vjen mamaja e tij. Stadiumi ka marrë emrin e Hakimit, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.

Jam shumë i lumtur që jam sot me ju. Falënderoj të gjithë qytetin e Ksar el-Kebir. Jam shumë i lumtur që shoh kryetarin e bashkisë dhe gjërat e mira që ka bërë.

Ne punojmë për të mirën e Marokut. Ky është qyteti i nënës sime ku kam kaluar shumë kohë si fëmijë. Faleminderit të gjithëve“, deklaroi mbrojtësi përpara qindra tifozëve.

Më pas një koment në rrjetet sociale: “Për mua ishte një privilegj që munda të përuroja stadiumin që mban emrin tim. Është nder i madh të jesh kaq shumë i dashur nga njerëzit e tu.

Ju falënderoj të gjithë ju tifozëve dhe autoritetet marokene. Ky qytet ka një vend të veçantë në zemrën time, si të gjithë ju”, shkroi ylli i kombëtares së Marokut.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Futboll

Pasi përfundoi sezonin 2023/24 me një humbje në finalen e Championsit përballë Realit të Madridit (2-0), Borussia Dortmund pëson humbje të papritur edhe në...