Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Ende i papjekur, por plot talent! Pozitive performanca e Shpendit”

Stiven Shpendi nisi takimin e dytë radhazi si titullar me Empolin, skuadër që siguroi pikët e para në Serie A pas triumfit jetik 1-0 kundër Salernitanës.

Sulmuesi i talentuar, i cili është pjesë e Shqipërisë U21, dha gjithçka nga vetja në 73 minutat që luajti në sfidën e së mërkurës.

 

Ku edhe Etrit Berisha u aktivizua gjatë gjithë takimit për skuadrën toskane. Që festoi më në fund në javën e gjashtë.

Shpendi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58’, por goli u anulua për pozicion të parregullt të 20-vjeçarit.

Lexo edhe: 

Shpendi ka talent, kjo duket, por është ende disi i papjekur për Serie A. Lëviz mirë në fushë, por jo gjithmonë i përballon përplasjet me kundërshtarët, të cilët përfitojnë edhe nga eksperienca e tyre.

Gjithsesi, sulmuesi i ri përpiqet deri në fund të shënojë, ia del, por goli nuk vlen. Një paraqitje padyshim pozitive për Shpendin”, lexohet në vlerësimin e shtypit italian për sulmuesin.

Sa i përket Berishës: “Ndeshje në të cilën nuk detyrohet të bëjë ndërhyrje domethënëse. Nuk gabon kur thirret në detyrë. Në fund e shpëton shtylla”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...