Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Ëndërr e realizuar”, Bilbao “blindon” kapitenin: Sa bukur të luaj me vëllanë

Athletic Bilbao po zhvillon një kampionat shumë të mirë deri tani. Skuadra e Ernesto Valverdes ka si objektiv rikthimin në kompeticionet europiane, dhe për momentin renditet në vendin e pestë në La Liga.

Një ndër klubet më të veçanta dhe origjinale në planet, ka rinovuar kontratën me kapitenin Inaki Williams. Sulmuesi ka firmosur deri në verën e vitit 2027 me Bilbaon e tij të dashur.

29-vjeçari luan në skuadrën baske bashkë me vëllanë e tij, Nico. Gjatë këtij sezoni, Inaki numëron 8 gola dhe 3 asiste, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Lexo edhe:

Është një nder që mund të vazhdoj të luaj me vëllain tim në ‘San Mames’, gjë që i bën prindërit e mi të lumtur. Është një ëndërr e realizuar dhe diçka për të cilën kemi luftuar gjithë jetën.

Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite të tjera. Ky është një mesazh edhe për fëmijët që vijnë të luajnë për Athletic”, theksoi “ylli” i skuadrës së Valverdes.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...