Meriton Korenica është një nga risitë e listës së Kosovës për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Rumanisë. Takime për grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.
Përpara nisjes së duelit ndaj Zvicrës, që do të luhet në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45, takim që do të transmetohet live në SuperSport 3, Korenica foli për emisionin “Dardanët”.
26-vjeçari nga Rahoveci ka bërë shumë mirë te Ballkani, në kampionatin vendas dhe Conference League. Ndërkohë që pak ditë më parë u transferua në Turqi te Manisa FK.
“Për mua është një ëndërr e bërë realitet. Më kanë pritur shumë mirë, dua t’i falënderoj të gjithë. Emocion i madh, e kemi obligim të bëjmë maksimumin për shtetin tonë.
Lexoni edhe:
- “Shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë për ta”, Xhaka: Kombësinë nuk e kam mohuar kurrë!
- Mancini e nis me humbje aventurën, Arabia Saudite bie në “St. Jame’s Park”
- Zielinski mungon ndaj Shqipërisë? Ja si është gjendja e mesfushorit të Napolit
- Kualifikueset EURO 2024/ “Vëllazërorja” Kosovë-Zvicër premton spektakël në “Fadil Vokrri”
E falënderoj shumë edhe trajnerin, më ka pritur shumë mirë. Ai vendos për gjithçka, ne jemi gati të shfrytëzojmë çdo minutë që na jep ai.
Jam gjithmonë i gatshëm, por vendos trajneri për minutazhin. Është një ekip shumë i mirë, djemtë janë shumë të mirë. E përkrahin të gjithë njëri-tjetrin. Është kënaqësi për mua që jam këtu, shpresoj të jem edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës.
Zvicra? E vështirë, Zvicra është shumë e fortë. Por, ne kemi lojtarë cilësorë, të gjithë janë në maksimum. Shpresoj të marrim pikët maksimale. Të gjithë janë të gatshëm për maksimumin.
Atmosfera në dhomat e zhveshjes? Shumë e mirë. Të gjithë po e presin ndeshjen, të gjithë janë gati të japin maksimumin”, deklaroi mesfushori ofensiv.
