Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ëndra e Laçit: Shpresoj të jem pjesë e Kombëtares që në grumbullimin e radhës

Qazim Laçi ëndërron të veshë fanellën e Kombëtares A, madje në një të ardhme të afërt. Futbollisti 24-vjeçar, i cili është pjesë e Ajaccio në Ligën e Dytë të Francës pret një ftesë nga Edy Reja. Në lidhjen me “FanZone”, në SuperSport, tregon se si po e përjëton situatën e pandemisë së COVID-19.

“Për, momentin stërvitemi individualisht, me programin që na ka dhënë klubi. Na kanë thënë që më 11 maj do të nisim stërvitjen. Dje, një lojtar i Ligës së Parë kishte Koronavirus dhe nuk e dimë se kur do të fillojmë. Deri tani ka qenë sezoni më i mire, duke parë ecurinë e skuadrës”.

Shpresa për një ftesë nga Reja: Jam gëzuar shumë për shokët që kam luajtur te Shpresa e që tani luajnë në ekipin e parë. Kjo do të thotë që te skuadra e U-21 është bërë një punë e mirë. Shpresoj që edhe unë të jem pjesë e Kombëtares kur të mblidhet sërish.

Dëshira: Për momentin, PSG është klubi më i mirë në botë. Janë shumë skuadra që kam dëshirë të luaj. Olimpiakosi është skuadra e zemrës dhe kam oatur gjithmonë ëndërr të luaj atje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...