Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Endri Çekiçi bën Ronaldon, shënon edhe Myrto Uzuni

Endri Çekiçi spikati me një gol spektakolar në fitoren 1-2 të Olimpijas së Ljubjanës në fushën e Aluminij. Sulmuesi pogradecar ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 14-të, duke zhbllokuar takimin. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të Olimpijas (shënoi Bazjak), ndërsa në fraksionin e dytë Goli i Matjasic, që shkurtoi diferencën në 1-2 thjesht vlejti për të rritur emocionet në minutat e fundit, pasi nuk e ndryshoi fatin e takimit. Për Endri Çekiçin ky ishte goli i nëntë sezonal në kampionat.

Një tjetër futbollist kuqezi, Myrto Uzuni, shënoi mbrëmjen e kësaj të martë në sfidën e kampionatit kroat mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Slaven Belupos, që u mbyll me fitoren e thellë të kryeqytetasve 3-0. Uzuni realizoi golin e parë në minutën e 59-të, ndërsa më pas shënoi autogol Jeffren, për të ardhur më pas te goli i Budimir në kohën shtesë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...