Nuk ka të ndalur Endri Çekiçi, që edhe këtë fundjave konfirmoi se po kalon një periudhë fantastike. Sulmuesi pogradecar e gjeti sërish rrjetën me Olimpijan e Ljubljanës në fitoren e thellë 0-3 në fushën e Mariborit.
22-vjeçari përfitoi nga pakujdesia e mbrojtjes vendëse, duke realizuar golin e fundit, që në minutën e 33-të, teksa më parë kishin realizuar Kadric dhe Kronaveter.
Ky ishte goli i tretë radhazi i Çekiçit në tri ndeshjet e fundit. Ish-futbollisti i Shpresës po zë vend në formacionin bazë të Olimpijas me objektiv marrjen e një ftesë nga trajneri i Kombëtares A, Edy Reja.
