Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Endri Vrapi: Me Lirinë synojmë pjesëmarrjen në Europë

Liria e Prizrenit është prezantuar këtë edicion me një projekt ambicioz në elitën e futbollit kosovar, me synimin për të përfaqësuar kampionatin vendas në arenën europiane. Drejtuesit e klubit kanë përzgjedhur një emër të rëndësishëm në futbollin shqiptar për të drejtuar skuadrën, ish simboli i Skënderbeut Blendi Shkëmbi.

Së bashku me të, nga kampionati shqiptar janë afruar emra të rëndësishëm si portieri Edvan Bakaj, mbrojtësi Endri Vrapi, mesfushori Jetmir Sefa dhe sulmuesi Artur Magani. Aktualisht skuadra e Lirisë së Prizrenit gjendet në fazën përgatitore në kompleksin ‘Tropikal’, aty ku dikur ka qenë shtëpia e dytë për Shkëmbin, Vrapin dhe Sefën, në periudhën që aktivizoheshin me Skënderbeun.

Pikërisht në këtë kompleks do të merrte jetë projekti ambicioz i një klubi që do të pushtonte kampionatin vendas, për të arritur majat me pjesëmarrjen në dy edicione të Europa Leagues. Qendërmbrojtësi 35-vjeçar kujton pikërisht atë periudhë, duke shpresuar që historia të përsëritet por tashmë me një tjetër skuadër.

“Në vitin 2010 kemi startuar këtu me Skënderbeun, nën drejtimin e presidentëve Zeqaj dhe Takaj. Shpresojmë që tani të kemi të njëjtin fat me Lirinë dhe të arrijmë ato që kemi bërë me Skënderbeun. Do të bëjmë maksimumin për të arritur gjithçka. Kushtet këtu janë optimale. Falënderojmë kryesinë që na mundësoi grumbullimin në këtë resort. Do të shfrytëzojmë mundësitë tona për të arritur objektivat”, u shpreh Vrapi.

Si çdo skuadër tjetër, edhe Liria e Prizrenit ka objektivat e veta këtë edicion. Me statusin e një veterani dhe eksperti në arritjen e objektivave, Endri Vrapi tregon recetën e duhur për të arritur ato.

“Objektivat tona dihen, është pjesëmarrja në Europë. Kemi dy mundësi, nga kampionati dhe kupa. Por ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të shpresojmë t’ia dalim, të luajmë në kupat e Europës”, tha qendërmbrojtësi i prizrenasve.

Në fund Endri Vrapi një mendim edhe për kampionatin shqiptar, aty ku ka dhënë shumë, por edhe ka marrë po aq shumë me trofetë e fituar.

“E kam ndjekur kampionatin shqiptar dhe mund të them pa frikë që Skënderbeu është dy hapa përpara të tjerëve. Besoj se në fund titulli do të jetë i tyre”, u shpreh Endri Vrapi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...