Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ëndrra në sirtar e Bonuccit: Të bëhem trajner e të drejtoj Juventusin

Periudhat verore të viteve 2017 dhe 2018 nuk ishin të zakonshme për Leonardo Bonuccin. Nëse 1 vit më parë mbrojtësi italian la pas 7 sezoneve Juventusin për të shkuar tek Milani, këtë merkato u pendua për vendimin e tij e vendosi të kthehej përsëri te “Zonja e Vjetër”. Megjithatë, Bonucci këmbëngul se ajo zgjedhje ishte një gabim në bazë të instikteve.

“Largimi më kushtoi shumë gjëra. Vendosa sepse kisha urrejtje. Në katër muajt e fundit tek Juventusi ndodhën gjëra të cilat më prekën si nga ana profesionale, ashtu edhe ajo personale. Nëse do të isha më i kthjellët, nuk do ta kisha bërë kurrë atë veprim. Kur u ktheva, m’u duk sikur nuk isha larguar kurrë. Juvja është shtëpia dhe familja ime”.

Jo vetëm e tashmja, por dhe e ardhmja. Bonucci surprizon duke deklaruar se më vonë do të donte të ishte trajner i një skuadre të madhe si Juventusi. E pse jo si tekniku i tij aktual, Massimilliano Allegri.

“Ëndrra ime aktuale është të fitoj Champions League me skuadrën. Drejtuesit kanë formuar një ekip të madh. Ronaldo është një djalë i shkëlqyer, jam i lumtur që ai luan me ne. Më vonë do të doja të isha trajner, pikërisht si Allegri. Jam duke vënë re mënyrat e stërvitjes së personave me të cilët kam punuar, më pas do të kërkoj më të mirën nga vetja”.

E ku i dihet, mbase në të ardhmen mund të jetë pikërisht Bonucci tekniku i ardhshëm i bardhezinjve, por, tani për tani, synimi kryesor është suksesi në UEFA Champions League.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...