Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ëndrra e Pep: Dua të drejtoj në një Botëror ose Evropian

Në një intervistë për ESPN Brasil, Pep Guardiola zbuloi se qëllimi i tij është të drejtojë një ekip, çfarëdo qoftë ai, në një Kupë Bote apo edhe në një Europian:

“Do të doja të stërvitja një ekip kombëtar për një Botëror ose një Kampionatin Evropian. Cila përfaqësuese do të më pëlqente? Nuk e di, cila të më dojë! Për të punuar për një ekip kombëtar, duhet të të duan ty, ashtu si në një klub”.

I pyetur nëse objektivi do të ishte fitimi i kompeticionit, trajneri i Manchester City-t nuk dëshiron të krijojë asnjë pritshmëri, madje u shpreh se e njëjta gjë ishte kur nisi te Barcelona:

Lexo edhe:

“Nuk e kam menduar kurrë në këtë mënyrë. Kur kam filluar, nuk kam menduar kurrë për të fituar kampionatin apo Ligën e Kampionëve. Jo. Mendova, a kam punë? Në rregull”

Së fundi, spanjolli shpjegoi se kjo mund të mos ndodhë në të ardhmen e afërt, por është diçka që ai dëshiron të bëjë përpara se të tërhiqet:

“Do të doja të kisha përvojën e të jetuarit në një kampionat, një kampionat botëror, ose një kampionat evropian, ose një Copa América, ose çfarëdo. Më pëlqen kjo. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo, nëse do të jetë pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë vjet më vonë, por unë do të doja të kisha këtë përvojë në një Kupë Botërore”.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...