Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ëndrra “Hudersfield”, Mourinho i dha “medaljen e artë”

Triumfi 2-1 i Hudersfield ndaj Manchester United nuk është thjesht një humbje e hidhur për skuadrën e Jose Mourinhos, por edhe një rikthim në të shkuarën e skuadrës nga Yorkshire. Në fakt, Hudersfield nuk bënte pjesë në elitën e futbollit anglez që prej vitit të largët 1972, por nuk është një emër i panjohur për ata që dinë ta lexojnë mirë historinë e futboit anglez, pasi është skuadra e parë në Ishull që ka fituar tre tituj rresht gjatë periudhës 1924-1926 nën drejtimin e Herbert Chapman. Me një buxhet prej 12 milionë stërlinash, skuadra e Huddersfield u bë protagoniste në Championship, ku arriti ta siguronte ngjitjen për në Premier League vetëm falë penalltive në ndeshjen play off kundër Reading. Një mrekulli sportive, sepse, në elitën e futbollit britanik, skuadra nga Yorkshire do të përfitojë rreth 170 milionë paund, por edhe 120 milionë të tjera nëse do të arrijë të mbijetojë. Për të afruar sa më shumë tifozët, drejtuesit e klubit kanë ideuar një ofertë për poseduesit e teserës së abonimit prej 9 vjetësh. Ata, këtë sezon, mund t’i ndjekin të gjitha ndeshjet e shtëpisë për vetëm 199 stërlina dhe ky është çmimi më i lirë i abonimit në të gjitha stadiumet e Premier League. Aktualisht, skuadra është në rrugë të mbarë, pasi pozicionohet në vendin e 12-të të klasifikimit, me po kaq pikë. Huddersfield nuk i shënonte dy gola në një ndeshje Manchester United që prej vitit 1952, por rekordi thellohet edhe më shumë po të mendosh se deri në këtë pikë të sezonit me 10 orë e 58 minuta lojë, skuadra e Mourinhos kishte pësuar vetëm dy gola.

“Realiteti është se Huddersfield ishte skuadra më e fortë në fushën e lojës dhe e meritoi fitoren. Kur fiton më i miri, nuk ke asgjë për të thënë. Shfaqën në fushë agresivitet dhe shumë dëshirë”, – deklaroi Mourinho pas ndeshjes, duke preferuar që ta dorëzonte personalisht medaljen e artë për ekipin që këtë sezon po kërkon të konfirmohet mes më të mirëve të futbollit anglez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...