Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ëndrra Serie A, Kastrati: Cittadella ekip ambicioz, mund të ngjitemi edhe më lart

Elhan Kastrati po zhvillon një sezon shumë të mirë me Cittadella. Portieri shqiptar është kthyer në një titullar fiks dhe është një nga pikat më të forta të skuadrës që po tenton ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Cittadella renditet në vendin e shtatë në Serie B, Brescia e vendit të dytë është pesë pikë larg, teksa Kastrati e ka mbajtur të paprekur portën në tetë ndeshje.

24-vjeçari nga Hasi (6 ndeshje me Shqipërinë U21) ka folur rreth situatës së skuadrës së tij në prononcimin e dhënë për mediet italiane, aty ku ndalet te takimi i radhës kundër Cozencës.

Kemi një muaj pa luajtur, na mungon ritmi i ndeshjeve, kështu që duhet të jemi shumë të përqendruar në këtë takim. Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, Cittadella është një nga skuadrat më ambicioze.

Ndodhemi për momentin në zonën ‘play-off’, objektivi ynë është të qëndrojmë në këto pozita, dhe pse jo të mos ngjitemi edhe më lart. Deri tani na ka munguar fati, shpresoj ta kemi në krahun tonë në vazhdim”, deklaroi Kastrati.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....