Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Eneo Bitri rrëfen eksperiencën çeke dhe “pengun” e sezonit me Partizanin

Eneo Bitri
Eneo Bitri

Eneo Bitri u transferua vetëm pak ditë më parë në futbollin çek tek skuadra e Banik Ostrava. Mbrojtësi nga Berati kërkon që të bëjë një hap para në karrierë, ndërsa për SuperSport tregon për aventurën e re. Ndër të tjera, Bitri veçon edhe arsyet që e bindën për të shkuar në Çeki.

“Futbolli në Çeki është shumë i fortë, shumë më ndryshe nga Ballkani. Shumë fizik dhe mund të bësh hapa në karrierë, ndaj më bindi që të bëj mirë në ekipin ku jam e të tentoj për më tej. Jam ndjerë shumë mirë. Më kanë pritur mirë këtu të gjithë. Është pak e vështirë klima, pasi është shumë ftohtë dhe nuk e kisha provuar këtë temperaturë. Nuk kam djersitur ende sepse janë temperatura shumë të ulëta”, u shpreh Bitri.

Edhe pse në aspektin personal ka bërë një lëvizje shumë të rëndësishme, Bitri e mban kokën pas. AI nuk ngurron të tregojë se ka një peng, diçka që ai do donte ta realizonte para se të largohej nga Partizani .

Lexo edhe

“E kisha ëndërr të ngrija një titull me Partizanin, pasi kur je edhe kapiten, ke më shumë përgjegjësi. Është më shumë vlerësim dhe u ndjeva keq, e them me shpirt, por ky është futbolli. Uroj me shpirt që të jetë kampion pasi e meriton. Ka një klub dhe lojtarët më të mirë në Shqipëri”, thotë Bitri.

26-vjeçari tregon dhe ngacmimin që ka patur nga Valentino Murataj. Ky i fundit nuk e besonte se mbrojtësi do e linte skuadrën e kuqe, duke e bazuar nga lidhja e ngushtë që ka me Partizanin.

“Lojtarëve iu bë qejfi që unë ika diku jashtë, por Murataj më ka ngacmuar më shumë. Më thoshte ti nuk do të ikësh asnjëherë nga Partizani, por dita erdhi. Ai e dinte mirë lidhjen time me Partizanit, pasi jam dhe tifoz i “të kuqve”, ndihem si ultras”, shprehet ish-kapiteni i “të kuqve”.

Megjithatë Bitri premton se nëse demat do të marrin titullin, ai do të jetë aty për të festuar me shokët e skuadrës, pasi e ndjen veten kontribues.

“Me shpirt uroj të jenë kampion. Do jetë e sigurt që do jem aty me ta, nëse dalin kampionë. Premtimi për tifozët është që një ditë do të kthehem përsëri aty, por shpresoj që atë ditë të jemi për kampion, siç Partizani e ka objektivin e tij gjithmonë”, thotë Bitri.

Së fundmi mbrojtësi u grumbullua nga kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjet miqësore me Katarin, Arabinë Saudite dhe Aremeninë, ndërsa tregohet i sinqertë se e pret një tjetër ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e muajit mars.

“Unë e pres si çdo lojtarë tjetër ftesën, por është në dorën e trajnerit dhe normalisht do respektoj vendimin e trajnerit”, thotë mbrojtësi.

Bitri ende nuk ka debutuar në futbollin çek për shkak të një shqetësimi me mesin. AI pritet të zbresë për herë të parë në fushë me skuadrën e Banik Ostrava vetëm që javën e ardhshme…

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...