Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Eni Imami e mbyll me Vllazninë, ndahet mes emocionesh me tifozët shkodranë

Eni Imami e mbyll me shumë emocione përvojën me Vllazninë, skuadër me të cilën e mbylli sezonin e kaluar si nënkampion i Shqipërisë dhe fitues i Kupës. Pas ndeshjes së kthimit me AEL Limasolin në “Loro Boriçi”, 28-vjeçari është përshëndetur me tifozët e zjarrtë shkodranë, që e përgëzuan për kontributin e dhënë për ekipin kuqeblu në pjesëmarrjen në Conference League, edhe pse dihej që kishte arritur marrëveshjen me Dinamon për vijimin e karrierës.

Imami ka dhënë maksimumin si me Siroki Brijeg, në atë kualifikim fantastik me përmbysje rezultati në “Loro Boriçi”, ashtu edhe ndaj qipriotëve të AEL Limasolit, pavarësisht eliminimit.

Imami do ta vijojë karrierën në klubin ku hodhi hapat e parë si profesionit, pikërisht tek Dinamo, që rikthehet në Superiore pas plot 9 vitesh në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...