Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Enigma Dybala, ka probleme në gju rikthimi mbetet një mister!

Juventus-Crotone dukej si ndeshja perfekte për rikthimin e Paulo Dybalas në fushë pas një kohe të gjatë. Por jo, dueli ndaj kalabrezëve nuk ishte ai i rikthimit të madh të argjentinasit i cili nuk zbret në fushë që nga 10 janari në sfidën e fituar me shifrat 3-1 nga Juventusi ndaj Sassuolos. Tifozët bardhezi duhet të presin akoma për të shijuar në fushë “magjitë” e La Joya-s që duhet theksuar se në këtë sezon ka lënë shumë pak shenjë, teksa në 11 takime që është aktivizuar në Serie A ka shënuar vetëm 2 gola. Pirlo vendosi të mos e rrezikonte Dybalan ndaj Crotones, pasi gjuri i argjentinasit ka ende probleme dhe do t’i duhet edhe pak kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

12 muajt e fundit nuk kanë qenë më të mirët në karrierën e Dybalas sepse nga ai gol ndaj Interit në derbin e Italisë 8 marsin e kaluar e deri më sot, 27-vjeçari ka vuajtur shumë duke u dëmtuar në disa raste dhe duke kaluar një pjesë të madhe të kohës në infermieri. Problemet fizike janë kthyer në një makth për numrin 10 të bardhezinjëve dhe për të parë sërish Dybalan e vërtetë, atë që zgjidh ndeshjet me një goditje prej gjeniu, Andrea Pirlo dhe tifozët e Juves duhet të presin ende. Rikthimi në fushë i argjentinasit mbetet një mister edhe pse në kampin e kampionëve të Italisë shpresojnë që 27-vjeçari të jetë sa më shpejtë në dispozicion të skuadrës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...