Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Enis Bardhi “dënon” Donnarumma-n, Spalletti gati t’i besoj portierit Vicario

Gigio Donnarumma rrezikon seriozisht fanellën e titullarit te Italia, me portierin e PSG-së që tashmë duket se nuk e ka më vendin e sigurt në kombëtare.

Përgjegjësinë për goli e pësuar në ndeshjen e fundit, atë ndaj Maqedonisë së Veriut, trajneri Spalletti ia ka faturuar Donnarumma-s, moment që ndryshoi historinë e takimit me Italinë që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Shkup.

Lexo edhe:

Natyrisht, 24-vjeçari nuk është problem i vetëm, por zhurma që shkaktoi ai gol i pësuar ka bërë që te Italia të mendojnë për një rotacion dhe tashmë Vicario është gati të marrë dorezat për sfidën e radhës, atë ndaj Ukrainës.

Ish-portieri i Empolit, i cili aktualisht luan me Tottenham është gati, pasi ai duket se ka fituar edhe balotazhin me Alex Meret.

Tani mbetet për t’u parë nëse Spalletti do të guxojë me ndryshimin në portë, për të ulur në stol Donnarumma-n dhe për t’i dhënë shansin portierit Vicario, që ende është në pritje të debutimit.

Itali – Ukrainë luhet në “San Siro”, të martën në mbrëmje duke nisur nga ora 20:45 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në SuperSport/Digitalb.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...