Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bardhi në “FanZone”: Po ushtrohemi nga shtëpia, nuk e kam menduar largimin

Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” në Supersport 1, ku tregoi se si po i kalon ditët në karantinë dhe përgatitjet që po bën për të mbajtur trupin në formë.

Si është situata në Spanjë?
Ashtu si në gjithë Europën, ne jemi mbyllur brenda dhe njerëzit janë ndërgjegjësuar shumë për të qëndruar në izolim. Ka shumë pak lëvizje dhe shpresoj që të kalojë sa më shpejt, pasi shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm.

Si po përgatitesh gjatë këtyre ditëve?
Kemi marrë programe specifike nga trajnerët dhe stafi i përgatitësve atletikë, të cilat po mundohem t’i zbatoj me përpikëri në kushtet e shtëpisë, për të ruajtur trupin në formë.

A e keni menduar të largoheni nga Spanja gjatë këtyre ditëve?
Në fakt unë jam mësuar të qëndroj vetëm, pasi jam larguar nga familja që në moshën 16-vjeçare. Gjatë kësaj kohe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjen time dhe u kam qëndruar strikt ushtrimeve që na kanë ngarkuar nga klubi, ndaj nuk e kam menduar të thyej rregullat e izolimit e të largohem.

Pa koronavirusin do të luhej edhe ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku priteshin shumë tifozë shqiptarë në stadium…
Më vjen mirë që u shty, pasi nuk do të ishte normale që të luhej pa praninë e tifozëve, siç po flitej ditët e fundit. Shpresoj që të luhet në një periudhë të qetë dhe të shijojmë një ndeshe të bukur në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...