Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Enis Bardhi në merkato, interes nga La Liga dhe Serie A për sulmuesin

Enis Bardhi u bë pjesë e Trabzonspor në fillimin e sezonit aktual, megjithatë eksperienca në skuadrën turke mund të mos zgjasë për shumë. Kjo pasi mediat lokale raportojnë se për 27-vjeçarin ka interes nga La Liga dhe Serie A. Më konkretisht bëhet fjalë për Mallorcan, aty ku aktivizohet edhe Vedat Muriqi.

Spanjollët renditen në mesin e tabelës në kampionat dhe madje nuk janë larg zonës europiane, dhe me një si Enis Bardhi që ka pasur eksperiencë më parë në La Liga me Levanten, shanset për një renditje rekord vetëm sa mund të shtoheshin. Nga ana tjetër, nga Italia për Bardhin interesohet Torino.

Edhe në klubin “granata” luan një tjetër shqiptar si Mërgim Vojvoda ndërsa për sulmuesin do të ishte eksperienca e parë në Itali nëse tratativa mbyllej me sukses. Ndërkohë, kartoni i Bardhit vlerësohet në shifrën e tre milionë eurove me turqit që kërkojnë të përfitojnë pikërisht shumën që shpenzuan për ta transferuar nga Levante.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...