Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Entuziazëm në Drenas, Feronikeli prezanton 3 afrime të reja

Me Vala Superligën që sapo ka përfunduar, skuadra e Feronikelit ka filluar menjëherë punën për të përforcuar skuadrën, në kuadër të sezonit të ri, që do të startojë në muajin gusht.

Kështu skuadra nga Drenasi ka prezantuar sot afrimin e 3 futbollistëve, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj skuadre edhe më përpara dhe tashmë bëhet fjalë për rikthim.

Mevlan Zeka, Lapidar Lladrovci e Përparim Islami janë futbollistët me të cilën Feronikeli ka arritur akordin dhe i ka prezantuar zyrtarisht si pjesë të saj, për sezonin e ri.

I pari ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit në sezonin e fundit, ndërsa Lladrovci e Islami, janë aktivizuar për skuadrën nga Mitrovica, Trepça ’89.

Sezoni aktual sapo ka përfunduar dhe i ardhshmi do afërsisht 3 muaj për të startuar, por duket se drejtuesit e Feronikelit janë të bindur të formojnë një skuadër të denjë për të luftuar për titullin kampion.

Mevlan Zeka

Përparim Islami

Lapidar Lladrovci

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...