Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Entuziazëm zikaltër në merkato, “Nino Maravilla” zbarkon në Milano (Video)

Pas startit fantastik në kampionat të hënën, dita e sotme ishte e mrekullueshme për skuadrën e Interit, pasi në skuadër u shtuan edhe dy futbollistë të tjerë, që do të shtojnë cilësinë dhe konkurrencën në grupin e Antonio Contes.

Kështu i pari ishte Cristiano Biraghi, i cili pasi u rrit te moshat e Interit, vendosi të rikthehet sërish në shtëpi dhe pas vizitave mjekësore paradite, nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me zikaltrit, për t’u vënë më pas nën urdhrat e Antonio Contes.

Më pas orët e pasdites skenën e mori sulmuesi kilen Alexis Sanchez, që u rikthye në kampionatin italian 8 vite pasi vendosi të lërë Udinesen për t’iu bashkuar Barcelonës. Sulmuesi kilen mbërriti në Milano Malpensa rreth orës 16:20, i pritur nga dhjetëra tifozë zikaltër, ndërsa “vrapoi” menjëherë për të kryer vizitat mjekësore.

Sanchez është një tjetër futbollist që i bashkohet skuadrës së Contes dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit që nga dita e nesërme, për të kapur sa më shpejt formën dhe për të qenë gati për ndeshjet zyrtare.

Me afrimin e Biraghit Interi kompleton krahun e majtë të mbrojtjes, pasi kishte edhe ganezin Asamoah, ndërsa me Sanchez, përveçse kompleton sulmin, shton në organikë një profesionist dhe kampion të niveleve të larta, që nëse rigjen formën e viteve të kaluara, mund të mrekullojë “zikaltrit”.

Por krahas këtyre dy afrimeve, në Itali janë të bindur se merkatoja e Interit nuk ka përfunduar ende, pasi ekziston akoma mundësia e një shkëmbimi mes Mauro Icardit dhe Paulo Dybalës, ndërsa nuk përjashtohet që zikaltrit të rikthejnë në Itali edhe sulmuesin e talentuar Pietro Pellegri.

19-vjeçari është pjesë e Monacos, ku po gjen pak hapësirë edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta, ndërsa zikaltrit do të tentojnë ta marrin për ta përdorur si zëvendësues të Romelu Lukakut, duke qenë se edhe Pellegri është një futbollist mjaft i fortë fizikisht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...