Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Entuziazmi i Fernandes nuk mjafton, Man. United ndalet nga Wolves

Mungesa e vazhdimësisë është një cilësi që po shoqëron Manchester Unitedin e viteve të fundit dhe natyrisht që nuk bën përjashtim as ky sezon, ku “djajtë e kuq” kanë humbur sot një tjetër rast për të rihapur shanset për një vend në zonën Champions.

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Liverpool dhe Burnley, Solskjaer kishte kërkuar reagimin dhe 3 pikët sot përballë Wolverhampton, ndërsa kishte hedhur në fushë që nga minuta e parë edhe blerjen më të re, portugezin Bruno Fernandes.

Ky i fundit ishte protagonist në pjesën e parë, pasi lëvizte në të gjithë hapësirën e fushës dhe tentoi me disa goditje nga distanca, por pa arritur të vërë në vështirësi bashkëkombësin e tij, portierin e Wolves Rui Patricio.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo si e para, ndërsa pavarësisht zëvendësimeve të Solskjaer, Manchester United dominoi vetëm kontrollin e topit, pa arritur ta konvertojë në raste të pastra shënimi.

Mundësia më e mirë për të festuar tre pikët erdhi vetëm në sekondat e fundit, kur pas një krosimi në zonë, Diogo Dalot u lirua para portës dhe gjuajti menjëherë në portë, por topi përfundoi jashtë.

Pas javës së 25-të Manchester United dhe Wolves mbeten në kuotën e 35 pikëve, përkatësisht në vendin e 6 dhe të 7, ndërsa situata te “djajtë e kuq” nuk është aspak e qetë, pasi pak ditë më parë tifozët sulmuan shtëpinë e drejtuesit Ed Woodward.

Liverpool nuk njeh hap fals, një mbrojtës nderon Ancelottin

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...