Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Episod i pakëndshëm për Luis Enriquen, ngeci në ashensor para sfidës ndaj Kosovës!

Spanja fitoi 3-1 me Kosovën në sfidën e vlefshme për grupin B kualifikues për Katar 2022, që u zhvillua në Sevilla me golat e Dani Olmos, Ferran Torres dhe Gerard Morenos. Një sukses ky që e ngjiti La Rojan në krye të grupit me 7 pikë, por përpara kësaj sfide u regjistrua një episod vërtet i pakëndshëm që bëri xhiron e botës, me trajnerin e Spanjës Luis Enrique.

Trajneri i ish-kampionëve të Botës ka ngecur për më shumë se një orë në ashensorin e hotelit ku Spanja ishte akomoduar para ndeshjes. Bashkë me të në ashensor kanë qenë edhe gjashtë anëtarë të tjerë të stafit teknik.

Hapja e dyerve të ashensorit mori kohë dhe lojtarëve e pjesës tjetër të stafit iu desh të udhëtonin drejt stadiumiut pa të ngecurit në ashensor. Pas zgjidhjes së problemit Luis Enrique me kolegët e tij udhëtuan drejt stadiumit “La Cartuja” me ndihmën e makinave të Federatës, por ish-trajneri i Barçës nuk arriti në kohë për të ndjekur nxehjen e skuadrës së tij para startit të sfidës. Në përfundim të takimit pavarsisht suksesit 3-1, Luis Enrique vlerësoi Kosovën si përfaqësuese, duke anashkaluar mënyrën sesi e trajtuan mediat spanjolle vigjilien e kësaj sfide në mikrofonin e Supersport.

“Nuk isha i mërzitur te goli i Kosovës, por ishte rezultati 2-1, moment i vështirë i ndeshjes. Në fund e merituam fitoren. Më pëlqeu mënyra se si luajti Kosova, u mbrojt mirë dhe zhvilluat një futboll agresiv.Si e komentoni trajtimin që i bëri media spanjolle sfidës ndaj Kosovës? Nuk dua të flas për politikë dhe gjëra të tjera.Ne ju respektojmë shumë, e respektojmë edhe ekipin e Kosovës. Jam njeri i futbollit dhe nuk dua të flas për gjëra të tjera“, deklaroi  Luis Enrique.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...