Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Episodet në Lazio-Milan, “shpërthen” Lotito: U tejkaluan limitet, sistemi nuk është i besueshëm

Ndeshja mes Lazios dhe Milanit në Olimpico e përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve shkaktoi shumë polemika. Vendasit e mbyllën lojën me tetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pellegrinit, Marusic dhe Guendozi.

Pas sfidës, presidenti i Lazios u ndal të fliste për mediat ndërsa nuk mundi t’i mbante nervat teksa akuzoi sistemin në Itali se tashmë është tërësisht i pabesueshëm. Lotito shkoi më tej kur theksoi se në ndeshjen mes Lazios dhe Milanit u tejkaluan të gjitha limitet duke pretenduar se klubit të tij iu bë një padrejtësi e madhe.

Lexo edhe:

“Mendoj se duhet të krijohet një organ i ri që të jetë kontrollor i arbitrave, do ta ngrej këtë propozim në mbledhjet e radhës. Kur ndeshja merr këtë ngjyrim atëherë besoj se duhet të krijohet një organ i tretë dhe i pavarur sepse sistemi aktual është i pabesueshëm.

Do të bëjmë gjithçka që ndeshje të këtij lloji të mos përsëriten, sporti njeh meritën dhe ndeshjet duhet të fitohen me meritë. Kështu humbasim vlerat. Po flas unë pasi nuk dua që të keqinterpretohet apo ta pësojnë njerëzit që janë në varësinë time.

Nëse sistemi nuk është i besueshëm atëherë duhet të ndërhyjmë për ta “shëruar” atë. Këto janë episode që përsëriten prej kohësh, pati shumë gabime në ndeshje dhe arbitrat duhet të kuptojnë se çfarë është ekuilibri.

A komunikova me Di Bellon? Unë nuk flas me arbitrat, as nuk e di nga vjen ai. Por, e pashë si arbitroi. Ndaj them që Liga duhet të krijojë një organ të tretë të pavarur sepse nuk ka më garanci. Nuk mund t’i kërkoj asgjë skuadrës sime, ishin tetë vetë në fushë dhe luftuan deri në fund.

Në jetë duhen respektuar disa vlera. Nuk kam asgjë me Sarrin sepse këto rezultate nuk janë për fajin e tij, kjo ndaj Milanit ishte një humbje që erdhi nga të tjera rrethana. Sarri ka besimin tonë dhe nuk ka qenë kurrë në dyshim. Duhet të shohim para, Lazio humbi, por ishte një “vdekje” e paralajmëruar.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...