Connect with us

Hi, what are you looking for?

Copa America 2024

Epoka e artë/ Messi: “Betejat” e fundit për mua dhe Di Marian

Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Amerikës. Leo Messi me shokë mposhtën 2-0 një Kanada kurajoze dhe me të ardhme, sfidë ku “pleshti” realizoi golin e qetësisë. Ndërkohë që takimi u zhbllokua nga Julian Alvarez.

 

Skuadra e Lionel Scalonit, kampione në fuqi e këtij kompeticioni, pret fituesin e çiftit Uruguai-Kolumbi në finalen e 14 korrikut në “Hard Rock Stadium”, Florida

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, Messi u ndal edhe tek Angel Di Maria, shoku i shumë betejave, por edhe sukseseve tek Argjentina. Dy djemtë nga Rosario po plaken dhe kjo mund të jetë finalja e tyre e fundit së bashku.

Le të shijojmë atë që po përjetojmë si Kombëtare, si grup. Nuk ishte e lehtë për ne të ktheheshim në finale dhe të konkurronim për t’u bërë sërish kampionë. Është shumë e vështirë, prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi.

Unë po e përjetoj si të gjithë sukseset e tjera me Argjentinën në kohët e fundit. Po argëtohemi shumë, por edhe jemi të ndërgjegjshëm për atë që po ndodh. Bashkë me Di Marian dhe Otamendin, sepse këto janë betejat e fundit…

Lexo edhe:

Ka qenë një Kupë Amerike e komplikuar. Shumë e ashpër, me fusha të tmerrshme, temperatura të vështira për të luajtur futboll dhe kundërshtarë gjithashtu të tillë.

Fakti që jemi sërish në finale është diçka për t’u theksuar e festuar. Është finalja e katërt radhazi që do të luajmë. Le ta shijojmë këtë moment dhe dashtë Zoti që finalja të përfundojë si ajo e kaluara”, u shpreh legjenda argjentinase.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...