Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Epoka te Bayerni përfundoi”, Oliver Kahn i përgjigjet Lewandowskit: Deklaratë absurde!

Epoka ime te Bayerni ka përfunduar. Nuk shoh më asnjë shans për të luajtur për këtë klub. Bayerni është një klub serioz, transferimi është zgjidhja më e mirë, shpresoj se nuk do të më bllokojnë”, deklaroi Robert Lewandowski nga grumbullimi me kombëtaren polake.

Më qartë se kaq nuk mund të flitet, por drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë ndërmend të dorëzohen lehtë. Goleadori më i mirë i historisë së Bundesligës, ka edhe një vit kontratë me Bayern Munchen. Dëshira e tij është transferimi te Barcelona.

Në Spanjë theksojnë se 33-vjeçari ka arritur akordin me klubin katalanas, që është gati të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij. Në lidhje me prononcimin e fundit të Lewandowskit ka reaguar edhe Oliver Kahn.

CEO i Bayernit foli shkurtimisht për Sport 1, duke i dhënë një mesazh sulmuesit polak. “Nuk mund t’ju them pse Robert zgjodhi këtë mënyrë për të komunikuar situatën e tij. Deklarata të tilla publike nuk të çojnë askund.

Robert u bë dy herë radhazi futbollisti më i mirë në botë këtu te ne. Ai duhet ta dijë realisht vlerën që ka pasur te Bayerni, vlerësimi nuk është një rrugë me një drejtim të vetëm”, deklaroi ish-portieri i famshëm gjerman.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...