Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Epokë e re te Bayern, drejtuesit kanë një listë me 4 emra për merkaton e verës

Duket se sezoni i ardhshëm do ta gjejë Bayern Munich me shumë “fytyra” të reja në skuadër, teksa në merkaton e verës bavarezët do të jenë të detyruar për të zbatuar një mini-revolucion. Robert Lewandowski ka bërë të qartë dëshirën për t’u larguar nga Gjermani e së bashku me polakun, edhe Serge Gnabry mund të përfitojë një eksperiencë të re pasi nuk ka bindur stafin teknik dhe drejtuesit e klubit ndërsa ka ende një vit kontratë.

Por, për të zëvendësuar dy yje, drejtuesit e klubit janë “hedhur” në sulm për të siguruar firmën me katër lojtarë të tjerë ku sigurisht objektivi më i spikatur është Sadio Mane. Së fundmi, ka pasur zëra se agjenti i lojtarit të Liverpool është takuar me përfaqësuesit e Bayern Munich teksa senegalezi është futur në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin. Nga ana tjetër, një objektiv që mund të zëvendësonte Lewandowskin është Sebastian Haller i Ajax. Sulmuesi shtatlartë ka statistika shumë të mira në sezonin e fundit, por këtu Bayern mund të hasë në konkurrencën e Dortmund që gjithashtu po kërkon zëvendësues për Haaland.

Nga ana tjetër, një tjetër preferencë e Bayern Munich është lojtari i Barcelonës, Ousmane Dembele. Francezi dukej me “një këmbë” jashtë Camp Nou-t, megjithatë tashmë situata ka ndryshuar dhe sulmuesi duket i lumtur në Spanjë. Gjithsesi, Bayern Munich do të tentojë të firmosë me anësorin, përsa kohë nuk ka rinovim të kontratës me Barcelonën. Në fund, një tjetër synim i Bayern Munich është lojtari i Stuttgart, Sasa Kalajdzic sulmues 24-vjeçar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...