Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Era “Panucci”, sa shumë çështje në Kombëtaren kuqezi!

Më 19 korrik të viti 2017, në ambientet e Federates Shqiptare të futbollit, u prezantua si trajner i ri i Kombëtares kuqezi Christian Panucci, një emër që ka lënë gjurmë në skuadra të rëndësishme europiane kur bëhej fjalë për fushën, por pa eksperiencën e duhur për të drejtuar nga stoli. Me mësime të marra nga një si Capello, Panucci arriti rezultatet që tanimë dihen, por ajo qe ndoshta ndikoi më shumë për to pa dyshim mund të ketë qenë klima rreth ambientit të Kombëtares. A ka diçka për të cilën i duhet thënë faleminderit Panuccit?

Përjashtimi i Cikalleshit: Grumbullimi i parë i tij nisi me një “konflikt” me Sokol Cikalleshin. Për shkak se sulmuesi duhej të firmoste transferimin e tij, kërkonte kohën e mjaftueshme e për punë orësh do t’i bashkohej grupit, që për herë të parë drejtohej nga trajneri italian. Ky i fundit nuk u mendua dy herë, duke e përjashtuar, në mënyrë që t’u jepte ndoshta të gjithëve mesazhin që me Kombëtaren nuk bëhet shaka.

Çështja “Xhaka”: Ka kërkuar falje disa herë, për këtë arsye është rikthyer. Kështu është shprehur Panucci kur është  pyetur për mesfushorin. Krisje tjetër? Nuk është e vështirë t’ia numërosh ish-trajnerit.

Ansi Agollit: Një nga më të mirët në pozicionin e tij, disa herë iu komunikua në sy që duhej sakrifikuar, në mënyrë që ekipi të gjente dikë tjetër në vendin e tij për shkak të viteve në shpatullat e tij.

Lenjani: “Nuk luaj për Kombëtaren për sa kohë ajo drejtohet nga Panucci”, u shpreh qartë në postimin e tij në Instagram. Strakosha: U la jashtë Kombëtares sepse nuk mundi te kapte avionin për t’u nisur drejt Shqipërisë. Lista e konflikteve, problemeve dhe marrëdhënieve të ftohta e Panuccit është e gjatë.

Kapiteni: Shiriti i kapitenit ka bërë shëtitje krah me krah, konferenca me tone të larta, qetësi e munguar dhe stabilitet gjithashtu i munguar e të mos flasim për rezultate. Çelësi i suksesit të kuqezinjve ka qenë pa dyshim harmonia dhe bashkimi i grupit, gjë që nga vera e 2017-ës e deri tani, për fatin e keq është harruar.

Panucci largohet si vendim i prerë i Federatës e në ndarje të tilla, pavarësisht së shkuarës problematike, rezultateve, imazhit, thyerjes se gjithçkaje, që ndoshta u deshën shumë vite për ta ndërtuar, sot Panuccit i duhet thënë faleminderit, pasi me shumë mundësi çdokush që do të drejtojë Shqipërinë në vijim e ka të qartë si se çfarë nuk duhet të bëjë. Koha do të tregojë nëse problemi ishte vërtet ai.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...