Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Erblira Bici e mbyll me LPM Pallavolo Mondovi

Mbyllet eksperienca italiane e Erblira Bicit me skuadrën LPM Pallavolo Mondovi, me të cilën u aktivizua dy sezonet e fundit. Lajmin e ka kanë konfirmuar drejtuesit e ekipit italian përmes një mesazhi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ku njofton largimin e shtatlartës shqiptare.

“LPM Pallavolo Mondovi falënderon volejbollistet Erblira Bici dhe Ilaria Demichelis që kanë veshur me pasion dhe grintë fanellën me ngjyrat e skuadrës sonë. I urojmë asaj një të ardhme të ndritur dhe me sa më shumë suksese sportive”.

LPM Pallavolo Mondovi shpresonte të mbante volejbollisten shqiptare, madje edhe trajneri i kësaj skuadra udhëtoi drejt Tiranës për ta bindur Bicin, por vendimi i saj ka qenë i pakthyeshëm, pasi ka të tjera plane. Ende nuk dihet destinacioni i ardhshëm i Bicit, por është e qartë që aventura në Itali e ka katapultuar në treg, aq sa i kanë mbërritur oferta nga ekipe të ndryshme.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...