Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Erdha djalë, u bëra burrë”, PSG rinovon me lojtarin më fitues në Francë

Historia e bukur mes Marco Verrattit dhe PSG-së do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2026. Mesfushori italian është pjesë e klubit kryeqytetas prej vitit 2012, kur u transferua në Ligue 1 pasi fitoi Serie B me Pescara, ekip që zhvillonte një sezon fantastik me Zeman në stol dhe emra si Immobile dhe Insigne në sulm.

Verratti është kthyer në lojtarin më fitues në futbollin francez me 29 trofe, statistika të cilat shpreson t’i përmirësojë në vazhdim, sidomos pas rinovimit të kontratës deri në verën e vitit 2026. “Ne jemi shumë të lumtur që shohim Verrattin të vazhdojë karrierën e tij të jashtëzakonshme te PSG.

Marco ka luajtur një rol qendror në historinë dhe suksesin e klubit gjatë dekadës së fundit, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.

Rinovimi i tij është një lajm i madh për klubin dhe për tifozët tanë”, u shpreh presidenti Al-Khelaifi, ndërkohë që i gëzuar u shfaq edhe lojtari i kombëtares italiane.

Është një krenari e madhe të zgjas kontratën time me PSG-në. Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që kur mbërrita në Paris, në këtë qytet që e konsideroj shtëpinë time të dytë.

Gjithmonë kam marrë shumë mbështetje nga klubi dhe tifozët që nga debutimi im. Jam shumë mirënjohës për këtë. Erdha djalë, tani jam bërë burrë. Nuk kam pasur kurrë dyshime se historia ime do të vazhdonte të shkruhet këtu. Shpresoj të fitoj shumë trofe të tjerë me fanellën e PSG-së”, u shpreh Verratti.

Italiani numëron 398 ndeshje me kampionët e Francës (11 gola dhe 48 asiste), duke qenë për momentin lojtari i dytë me më shumë prezenca në historinë e PSG-së pas Jean-Marc Pilorget (435).

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...