Abissnet Superiore

Erdhi për të zëvendësuar Hoxhallarin, Tirana merr vendimin për mbrojtësin malazez

Dështon tentative e parë e Tiranës për të gjetur pasuesin e ish-kapitenit Erjon Hoxhallari. Në grumbullimin e bardhebluve në Turqi, mbërriti për provë mbrojtësi 22-vjeçar malazez, Zvonko Ceklic, i cili kreu një provë 3-ditore, por nuk e kaloi testin.

Burime për SuperSport konfirmojnë se bardheblutë nuk kanë mbetur të kënaqur nga cilësitë e mbrojtësit që në katër sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së njohur malazeze të Zetës.

Ceklic luan si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në të majtë të saj, pak a shumë siç bënte Hoxhallari në periudhën e tij me fanellën bardheblu, megjithatë cilësitë e malazezit ishin larg atyre të ish-kapitenit dhe marrëveshja dështoi.

Tirana u ka dhënë fund përgatitjeve në Turqi dhe do të mbërrijë nesër në kryeqytet, për të vijuar aty stërvitjen, në pritje të ndeshjeve të turit të parë eliminator, ku do të përballet me luksemburgasit e Dudelange.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency