Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Erdogan ofron 500 mijë dollarë për të çuar në burg basketbollistin e NBA-së që mbrohet nga FBI

Ish-lojtari i NBA-së, Enes Kanter, po kërkohet nga qeveria turke, e cila ofron 500,000 dollarë shpërblim për çdo informacion që çon në burgosjen e ish-basketbollistit të Utah Jazz, OKC Thunder, NY Knicks, Portland Trail Blazers, Boston Celtics dhe Houston Rockets.

Sipas “The Turkish Minute”, basketbollisti është në listën e terroristëve më të kërkuar në vend.

“Për shkak të platformës sime, sa herë që them diçka, ajo shpërndahet kudo dhe qeveria turke e urren këtë. Ata po bëjnë gjithçka që munden për të më mbyllur gojën”, – tha Kanter për New York Post. Kanter mori shtetësinë amerikane në nëntor 2021 dhe u transferua në Uashington, aktualisht i mbrojtur nga FBI.

Konflikti i Enes Kanter me presidentin e Turqisë, Erdogan, u intensifikua pas kritikave të lojtarit për represionet e kreut të shtetit, të cilin ai e etiketoi “Hitleri i shekullit tonë”. Basketbollistit iu hoq nënshtetësia turke në vitin 2017, si dhe u lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet turke.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...