Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Eredivisie ul siparin e sezonit 2021-2022, ja verdiktet finale

Eredivisie ul siparin e edicionit 2021-2022, me javën e 34-të që dha dhe verdiktet finale. Me verdiktin kryesor të dhënë javën e kaluar, Ajax e mbylli sezonin me një barazim në Arnhem përballë Vitesse-s, me rezultatin 2-2. Gjithashtu ishte sfida e fundit e Ten Hag në krye të Ajax, me skuadrën nga Amsterdami që e mbylli sezonin në koutën e 83 pikëve, 2 më shumë se PSV (81 pikë). Golat për vendasit u shënuan Openda në minutat 52’ dhe 56’, ndërsa për “Harkëtarët” realizuan Brobbey në minutën e 15’ dhe Alvarez 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Verdikti më kryesor në javën e 34-të ishte humbja e Heracles, me këta të fundit që do të luajnë në “Play-Out”, pasi dështuan përballë Sparta-s, në duelin direkt për mbijetesë. Skuadra e dytë e Roterdamit me këtë sukses largoi telashet e mbijetesës, duke siguruar qëndrimin në Eredivisie. Hapin fals të Heracles e shfrytëzoi gjithashtu edhe skuadra e Sittard që triumfoi në transfertën e NEC Nijmeng-ut me rezultatin minimal 0-1, duke shpëtuar kështu edhe sezonin. Humbja e NEC Njimeng u shfrytëzua nga Heerenveen që triumfoi ndaj G.A. Eagles dhe duke u bërë pjesë e zonës “Play-Off” në Conference League.

PSV siguroi tri pikët e fundit në transfertën e PEC Zwolle me rezultatin 1-2, duke mbyllur kështu sezonin e dytë radhazi si skuadra nënkampione e Holandës, ndërsa vendasit zhvilluan ndeshjen e fundit në elitë, pasi nuk ia dolën të mbijetonin në këtë sezon duke e mbyllur në vendin e fundit.

Finalistët e UEFA Conference League, Feyenoord e mbyllën sezonin me humbje përballë Twente, por një rezultat që nuk ndikon në renditjen finale, pasi skuadra nga Roterdami kishte siguruar vendin e tretë ashtu si Twente vendin e katërt.  Për momentin në klasifikim, Feyenoord fiton të drejtën për të luajtur në kualifikueset e UEFA Europa League, por nëse triumfon në “Air Albania” ndaj Romës do të siguronte automatikisht fazën e grupeve të Europa League.

VERDIKTET FINALE

Ajax (Kampione dhe në Champions League)

PSV (Nënkampione dhe në kualifikueset e Champions League)

Feyenoord (Vendi i tretë dhe në kualifikueset e Europa League)

Twente (Vendi i katërt dhe në kualifikueset e Conference League)

AZ Alkmaar, Vitesse, Utrecht dhe Heerenveen (Në fazën Play Off të Eredivisie për Conference League)

Heracles (Vendi i 16-të dhe në “Play-Out”)

Willem II dhe Zwolle (Zbresin një kategori më poshtë, Eerste Divise)

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...