Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Eri Lamçja largohet Drita e Gjilanit, objektiv i merkatos në Superiore

Eri Lamçja një futbollist që mund të shndërrohet vlerë e shtuar për skuadrat e Kategorisë Superiore. Futbollisti elbasanas, pas vetëm 6 muajsh në IPKO Superligën e Kosovës, ndërpret marrëdhëniet me Dritën e Gjilanit, që drejtohet nga trajneri tiranas, Shpëtim Duro.

Klubi kampion në fuqi I Kosovës, ka shpjeguar në një njoftim për shtyp se “Lamçja nuk arriti që të ambientohej sa duhet me klubin dhe me marrëveshje të dyanshme janë ndarë rrugët. FC DRITA e falënderon Erin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në karrierë.”

24-vjeçari ka eksperiencë në Kategorinë Superiore, pasi ka luajtur në Shqipëri me tri skuadra të ndryshme: me Elbasanin ku u rrit si futbollist, Teutën dhe Luftëtarin.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...