Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Erik ten Hag një hap larg Manchester United, zbulohen kërkesat e trajnerit holandez

Epoka Post-Ferguson ka qenë një zhgënjim i vërtetë për Manchester United. Djajtë e Kuq jo vetëm që nuk kanë arritur të përsërisin sukseset nën drejtimin e skocezit por janë larguar edhe më shumë nga skuadrat elitare, me Manchester City dhe Liverpool që janë shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera në Angli, jo vetëm në aspektin futbollistik por edhe në atë menaxherial dhe administrativ. Pasardhësit e Ferguson si: Moyes, Louis Van Gaal, Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer nuk arritën të krijojnë një profil të qartë të lojës, që solli rrjedhimisht edhe distancën e frikshme me rivalët.  Koncepti unik “The United Way” që i referohet traditës së klubit në aplikimin e një loje ofensive dhe atraktive nuk ka qenë i pranishëm dhe kandidatët e radhës për të marrë pankinën e 20-herë kampionëve kanë për kryefjalë të metodave të tyre një futboll dëfryes që kaq shumë lakmohet në ‘Old Trafford.’ .

Erik Ten Hag është një hap larg emërimit në krye të Manchester United. Nr. 1 i Ajaxit të Amsterdamit ndodhet në ‘pole position’ për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq pas takimit pozitiv të disa ditëve më parë me kryesinë e klubit. Ten Hag ka punuar intensivisht me anglishten e tij gjatë javëve të fundit në mënyrë që ta ketë sa më të lehtë integrimin në ishull. Kërkesat e tij kanë qenë mëse të qarta. Të ketë një buxhet të bollshëm në afatin kalimtar të transferimeve si dhe të zgjedhë vetë stafin teknik dhe një prej anëtarëve të stafit do  të jetë një ish lojtar i Man.United me Van Persie, Jaap Staam dhe Van Nistelrooy që janë ne balotazh për t’u vendosur në shërbim të klubit, kësaj radhe jashtë fushës së lojës.

Negociatat me Ten Hag ndodhen tashmë në një fazë të avancuar por holandezi do të ketë dhe konkurrencë nga Mauricio Pochetino, Julien Lopetegui dhe Luis Enrique ku gjithçka pritet të vendoset në javët në vijim. Ten Hag është gati të mbyllë bashkëpunimin me Ajax pas 5 sezonesh dhe të bëjë hapin gjigant në karrierë. Trajneri që ka punuar më parë edhe me Go Ahead Eagles, Bayern Munich II dhe Utrecht ka krijuar një profil karakterizues të lojës së rrjedhshme dhe ofensive, një metodë që e vuri në zbatim edhe në Amsterdam. Gjatë kohës në kryeqytetin holandez, 52-vjeçari ka vijuar traditën e futbollit total duke i qëndruar besnik ADN-së shumëvjecare të klubit, madje duke koleksionuar edhe dy tituj kampionë, dy kupa të Holandës dhe duke prekur gjysmëfinalen e Champions League në 2019.

Sukseset e korrura me Ajax nuk mund të kalonin pa u vënë re nga gjigandët evropianë. Man.United ndodhet prej disa vitesh në një krizë të identitetit. Ndërkohë, që me një emërim të mundshëm të Erik Ten Hag te Manchester United, Djajtë e Kuq janë besimplotë se mund të rikthejnë sërish lavdinë dhe shkëlqimin e munguar në ‘Old Trafford’.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...