Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Eriksen flet për momentin e tmerrit: Kujtoj gjithçka, përveç 5 minutave kur “ika nga kjo botë”

I sapo-kthyer në Premier League, këtë herë për të veshur fanellën e Brentford, Christian Eriksen ka dhënë një intervistë për prestigjozen BBC, ku ka rrëfyer momentet e tmerrit gjatë Europianit, me zemrën që iu ndal për 5 minuta.

Danezi do të luajë sërish futboll, tashmë me ndihmën e një defibrilatori, ndërsa në rrëfimin e tij zbulon se mban mend në mënyrë perfekte gjithë sa ka ndodhur në “Parken Stadium”, me përjashtim të 5 minutave “kur iku nga kjo botë”.

“Arrij të kujtoj gjithçka, me përjashtim të atyre 5 minutave, pasi vetëm më vonë më thanë se kishin kaluar 5 minuta. Mbaj mend rivënien anësore, topin që më goditi te gjuri dhe më pas nuk e di çfarë ndodhi. Kur u zgjova, e pashë veten të rrethuar nga njerëz dhe fillova të ndjej goditjet në kraharor, por nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Mendoja nëse kisha dëmtuar këmbën apo shpinën dhe nuk dija a do të lëviz më. Vetëm kur hipa në ambulancë, dëgjova mjekët të thoshin se kisha mbetur 5 minuta pa ndjenja”, zbulon Eriksen në rrëfimin e tij për BBC.

Fantazisti danez ishte nën kontratë me Interin, por në Itali nuk mund të luante me defibrilator në zemër dhe për këtë vendosi të transferohej në Premier League, ku firmosi me skuadrën e Brentfordit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...