Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Eriksen mbërrin në Milano, ja kur pritet debutimi zyrtar me Interin

Më në fund Christian Eriksen ka mbërritur në Milano me një fluturim privat nga Londra në aeroportin e Linates, ndërsa tani po u nënshtrohet testeve mjekësore dhe atyre sportive, para se të vijë edhe zyrtarizimi.

E nisur shumë kohë më parë negociata më në fund ka pasur “tym të bardhë”, me Tottenham që pranoi ofertën e Interit dhe Eriksen që do të nënshkruajë për 4 sezone e gjysmë me zikaltrit, për një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.

Dita e sotme pritet të kalojë me testet mjekësore, ndërsa vetëm nesër është planifikuar që danezi të vihet nën urdhrat e Antonio Contes dhe të takojë shokët e tij të rinj.

Është totalisht e përjashtuar mundësia që fantazisti të jetë në dispozicion të Contes për sfidën e të mërkurës në mbrëmje ndaj Fiorentinës, ndërsa debutimi i Eriksen me Interin pritet të vijë në fundjavë në transfertën ndaj Udineses.

Christian Eriksen është futbollisti i tretë që Interi afron në merkaton e janarit, pas Ashley Young dhe Victor Moses, por njëkohësisht edhe më i rëndësishme, pasi me danezin, zikaltrit synojnë të bëjnë një hap të madh cilësor e të pretendojnë objektiva madhorë.

Tani Marotta e Ausilio pritet të përqendrohen te puna për të sjellë një Milano një sulmues, që do të marrë vendin e Politanos, i cili u transferua te Napoli, ndërsa kandidati kryesor është Olivier Giroud i Chelseat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...