Merkato

Eriksen me valixhet gati, Arsenali gati ta rikthejë në Londër

Aventura e Christian Eriksen me fanellēn e Interit është drejt fundit dhe kjo ështē konfirmuar jo vetëm nga marrëdhënia e tij e ftohtë me trajnerin Conte, por edhe nga deklaratat e Marottës, se zikaltrit nuk do të mbajnë asnjë lojtar jashtë dëshirës së tyre.

Fantazisti danez u transferua në Milano në muajin janar, kur zikaltrit shpenzuan rreth 27 milionë euro për kartonin e tij, por përshtatja me futbollin italian ka munguar dhe për rrjedhojë edhe aktivizimi nga Conte ka qenë me pikatore.

Kështu në 4 sfidat e fundit Eriksen ka qëndruar në pankinë dhe është aktivizuar vetëm pak minuta ndan Realit të Madridit, atëherë kur gjithçka ishte vendosur sa i përket rezultatit, ndërsa vetë Eriksen është ankuar vazhdimisht në daljet për mediat për aktivizimin e paktë.

Për fantazistin danez ka shfaqur interes të fortë Arsenali, që kërkon ta rikthejë në Londër, aty ku Eriksen shkëlqeu për disa sezone me fanellën e Tottenhamit. Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta e simpatizon shumë danezin dhe ka dhënë miratimin për transferimin e tij, por mungon ende marrëveshja ekonomike mes klubeve.

Kjo pasi në një situatë krize të shkaktuar nga pandemia, Interi e ka të qartë që asnjë klub nuk i ofron më shumë se 20 milionë euro për kartonin e Eriksen, ndaj është më e prirur drejt shkëmbimit për të regjistruar edhe një plusvalencë të rëndësishme në bilanc.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency