Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Eriksen: Njerëzit duan të më shohin në fushë, Conte më mban në stol

Christian “shigjeton” Antonio Conten nga grumbullimi me përfaqësuesen daneze. 28-vjeçari është i pakënaqur me situatën e tij dhe lë të hapur mundësinë e largimit nga zikaltrit gjatë merkatos së janarit.

“Është një situatë e veçantë, njerëzit do të dëshironin të më shihnin duke luajtur dhe unë do të doja të isha sa më shumë në fushë, por trajneri ka ide të ndryshme dhe unë si lojtar duhet t’i respektoj ato. Për momentin, gjërat nuk po shkojnë mirë për Interin, por në të kaluarën, pavarësisht se nuk luaja shumë, megjithatë, merrnin më shumë fitore. E respektoj faktin që luaj më pak kur ekipi fiton.”

Deklarata që nxisin dyshime të reja në lidhje me të ardhmen e Eriksenit te zikaltrit.

“Tani për tani jam i përqendruar te futbolli. Me sa di unë, megjithatë, do të jem tek Interi edhe pas merkatos së janarit dimrit. Pastaj duhet të vendos me klubin. Ndihem më i freskët se më parë, sepse kam më pak minuta në këmbë. Psikologjikisht, natyrisht, ishte e vështirë, sepse nuk e kisha zakon të ulesha në stol, por tani jam mësuar. Nuk është ajo që kisha ëndërruar. Të gjithë lojtarët duan të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk ndihesh mirë kur je qëndron në stol, por vendos trajneri kush luan”,  – përfundoi Eriksen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...